Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Seattle Storm, fiton titullin në WNBA!

Seattle Storm kurorëzohen me titullin në kampionatin e NBA për femra, duke mundur edhe në ndeshjen e tretë skuadrën tjetër finaliste Las Vegas Aces. Ashtu si te meshkujt padyshim edhe WNBA përfaqëson kampionatin më spektakoloar të basketbollit për femra në rruzull, sidoqoftë skuadra e Shtetit nga Washingtoni po ngjit në mënyrë të stuhishme shkallët në librin e artë të këtij aktiviteti, pak a shumë njësoj sic kanë edhe emrin. Pavarësisht problemeve të shumta që u shkaktuan natyrisht nga ndërprerja e gjatë dhe izolimi i kuptueshëm për arsye të pandemisë së koronavirusit, basketbollistet e Seattle Storm ndihmuan skuadrën e tyre për të koleksionuar titullin e dytë në tre vitet e fundit në WNBA.

Në Nevada në dy sfidat e para të zhvilluara në Mandalay Bay Events Center të Las Vegasit Storm ia dolën mbanë për t’i fituar që të dy takimet jashtë fushe, me shifrat 93-80 e 104-91, sidoqoftë basketbollistet e Seattle-t i mbyllën llogaritë e serisë së fazës finale pa i ndërlikuar aspak gjërat, duke shfrytëzuar match point-in e parë në dispozicion. Në KeyArena në kalendar ishin programuar tre sfidat e radhës për finalet e sezonit, megjithatë skuadra e Seattle Storm mbylli gjithcka që në takimin e parë në shtëpi, duke siguruar titullin e katërt në histori, në kampionatin amerikan të basketbollit për femra. Breanna Stewart realizoi 26 pikë, në një ndeshje që ndoshta pati interes thjesht për vetëm tre perioda, sepse në vazhdim ekipi nga Shteti i Washington-it u shkëput ndjeshëm dhe pasi e kuptuan që ishin të pashpresa basketbollistet e skuadrës nga Las Vegasi u dorëzuan përfundimisht. Ekipi Las Vegas Aces vuajti vërtet shumë mungesën për arsye dëmtimi të dyshes Liz Cambage–Kelsey Plum.

Seattle Storm vendosën gjithashtu edhe një rekord tepër të vecantë në historinë e WNBA, duke regjistruar fitoren e 11 radhazi në fazën finale të play off-it. Ashtu si edhe Houston Comets ekipi i Seattle Storm ka fituar 4 tituj në 4 finalet e sezonit ku ka marrë pjesë, por rasti i skuadrës nga Shteti i Washingtoni është krejtësisht i ndryshëm, pasi Storm nuk kanë pësuar qoftë edhe një humbje të vetme në serinë përmbyllëse të kampionatit amerikan të basketbollit për femra. Këtë herë skuadrën e udhëhoqi 67-vjecari Gary Kloppenburg, asistenti i trajnerit të mëparshëm Dan Hughes, që i ndërgjegjshëm për gjendjen e tij shëndetësore preferoi për të mos rrezikuar, për shkak të virusit COVID-19, gjithsesi ekipi ka mbetur përgjithësisht i njëjtë dhe lojtaret kryesore përsëri janë Breanna Stewart, Sue Bird dhe Jewell Loyd.

Në KeyArena pasi fitoi minimalisht 23-21 periodën hapëse skuadra e Seattle Storm shkoi në interval me rezultatin 43-34, sidoqoftë fraksioni i tretë ishte ai që bëri diferencën, pasi në atë periodë Seattle asfaltoi skuadrën mike me rezultatin 32-14. Përfundimisht Seattle Storm fitoi thellë takimin me shifrat 92-59 dhe përvec 26 pikëve të shënuara nga Breanna Steëart në vetëm 25’ lojë spikati gjithashtu edhe Jewell Loyd, me 19 pikë e 9 rebound, ndërkohë në krahun tjetër ra në sy basketbollistja që u shpall MVP e sezonit të rregullt A’ja Wilson me 18 pikë.

Breanna Stewart u vlerësua me meritë edhe si lojtarja më e mirë e serisë përmbyllëse të play off-it, ndërkaq me këtë titull ekipi i Seattle Storm u barazua në kuotën 4 me dy franchise-t e tjera  Minnesota Lynx dhe Houston Comets. Më herët skuadra e Seattle Storm e kishte fituar titullin në ËNBA në vitet 2004, 2010 e 2018 dhe interesant është fakti se në të gjitha rastet 40-vjecarja veterane nga Connecticut Sue Bird ka qenë e pranishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e ekipit nga Shteti i Ëashington-it.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...