Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sebino Plaku, 3 alternativat për të ardhmen

 

Kur zhvillon një sezon në kufijtë e të përsosurës, atëherë është më se normale që të trokasin në derë shumë klube. Kjo ka ndodhur edhe me Sebino Plakun. Sulmuesi ishte njeriu-kopertinë i Kamzës duke qenë protagonist absolut tek skuadra nga periferia e Tiranës. Disa klube kryesorë të Kategorisë Superiore kanë parashtruar ofertat e tyre në drejtim të 33-vjeçarit, megjithatë e ardhmja e Plakut është e ndarë mes 3 alternativash.

Për momentin tiranasi është në bisedime me drejtuesit e Kukësit, për të qenë pjesë e bluve vetëm në Europë, diçka që i lë ende të hapur pistën e Ham Kamit. Javën e shkuar sulmuesi bisedoi me drejtuesit norvegjez, duke i bërë të ditur edhe kërkesën e tij financiare, Ham Kami ka marrë 5 javë kohë për të kthyer një përgjigje. Alternativa e dytë është qëndrimi te Kukësi edhe pas aventurës europiane, ndërsa ekziston edhe hipoteza e 3-të.

Kamza e sheh si “hero” dhe nuk përjashtohet mundësia që, pasi të zbresë në fushë me Kukësin në Europa League, Plaku të vendosë të rimarrë shiritin tek ekipi që kontribuoi edicionin e shkuar. Dëshira parësore e lojtarit është rikthimi në Norvegji, për të ndërtuar edhe një të ardhme, që shkon përtej futbollit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...