Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Sedloski: Fituan më të mirët, Shkupi e humbi ndeshjen në minutën e dytë

Për trajnerin e Shkupit, Sedloskin, fitorja e Ballkanit ndaj ekipit të tij dhe më tej kualifikimi në grupet e Conference League ishte mëse i merituar.

Tekniku i ekipit shqiptar të Shkupit theksoi se ndeshjen e zhvilluar këtë të enjte ekipi i tij e humbi që në minutën e 2’, kur Abdulla doli me karton të kuq.

Sedloski nuk denjoi të shprehej se Ballkani është një skuadër shumë e mirë, ndërsa i uroi ekipit të Suharekës sukses në vazhdimësi në Conference League.

Ndeshja:Së pari i uroj suksese Ballkanit për kualifikimin në Conference League. Ndeshjen e sotme e humbëm që në minutën e 2’ me kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është shumë e vështirë.  Ballkani është një skuadër e mirë, nuk kam çfarë të them për futbollistët kanë kualitet të lartë dhe ne na penalizuan gabimet që bëmë si këtu edhe në Shkup.”

Rastet:Në këtë ndeshje sidomos në pjesën e dytë kishim më shumë mundësi. Por e gjithë ajo harrohet dhe ajo që mbahet mend janë golat dhe rezultati. Në ato raste që Ballkani krijoi, i finalizoi dhe kështu e ka futbolli.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...