Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Seedorf: Nuk i duan trajnerët me ngjyrë në Itali, pas Milanit nuk më ka ardhur asnjë ofertë

I ftuar në Festivalin Sportiv të organizuar në Trento, Clarence Seedorf foli për të kaluarën e tij si trajner i Milanit dhe gjithashtu çështjen delikate të racizmit.

Holandezi theksoi, se përtej faktit që bëri një punë të mirë të Milan, ende sot nuk i ka ardhur sikur një ofertë e vetme nga Italia dhe kjo sipas 46-vjeçarit ndodh sepse trajnerët me ngjyrë nuk i duan.

“Unë nuk mendoj se Italia është një vend racist. Ka racistë si kudo, por aty është sistemi me racist. Ka pak shpjegime pse trajnerët qe erdhën pas meje te Milani gjetën një skuadër në Itali dhe unë nuk kam marrë asnjë propozim në 20 vjet nga Italia. Ose më thonë: “Nuk duam të të ofendojmë me një propozim”. Në të gjithë Europën është problemi i trajnerëve me ngjyrë që nuk kanë mundësi, propozimin e parë serioz e gjeta në Kinë. Por është zhgënjyese të shohësh që pas përvojës në Milano në të cilën isha mirë, nuk mera asnjë telefonatë”-tha Seedorf.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...