Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Seedorf: Reali i ofron Mbappesë atë që nuk e ka PSG-ja

Clarence Seedorf, ish-lojtari i Real Madridit, Milanit, Interit apo Ajaxit të Amsterdamit ka analizuar në një program televiziv blerjen e mundshme të Kylian Mbappesë nga “Los Blancos”, botërorin e ardhshëm, situatën e Erling Haaland…

Favorit në Kupën e Botës: “Nuk mendoj se ka favoritë të mëdhenj, madje nga sa po shoh Franca është ajo që mbron titullin dhe ka shumë ekuilibër, por duhet të presim sesi do të jenë ekipet pas pesë muajsh. Spanja? Duhet të rritet, ka një ekip shumë të ri. Luis Enrique ka treguar se e kupton mirë se çfarë u duhet lojtarëve për të marrë më të mirën prej tyre. Nuk duhet pasur pritshmëri të larta, sepse nuk mund të krahasohet ende me Spanjën e viteve të arta.”

Kylian Mbappé: “Mendoj se Mbappé ka nevojë për Madridin. Reali ka qenë gjithmonë më i madh se lojtarët që ka pasur në organikë. Madridi do t’i japë atij disa gjëra që PSG nuk do t’i japë kurrë sepse ata nuk kanë historinë e Realit. Nëse Mbappe shkon re Reali, duhet ta mbajnë për një kohë të gjatë, sepse do të fitojë shumë”.

Erling Haaland: “Do të nënshkruaja me të gjithë nëse do t’i kisha paratë. Skuadrat e mëdha gjithmonë duan të kenë një stol të rëndësishëm.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...