Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Seferi: Pjesa e parë “ok”, e dyta na mërziti. Goli? Zoti ma shpërbleu

Taulant Seferi u rikthye me gol në kombëtare. Sulmuesi i Tiranës realizoi golin e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Islandës në Nations League, teksa për emisionin “Kuqezi”Supersport, Seferi deklaroi:

Po, jam i kënaqur me golin. Mendova se morëm tre pikët, por edhe një pikë nuk është keq, pasi nuk kemi fituar kurrë këtu. Tani të fitojmë ndaj Izraelit. Jam shumë i lumtur për golin. Kjo vjen nga puna e bërë me klubin, kam punuar shumë, Zoti ma shpërbleu.

 

Çfarë nuk funksionoi me Cikalleshin? Ishim përgatitur t’u merrnim hapësirat, të luanim poshtë. Pjesën e parë luajtëm mirë, në të dytën nuk luajtëm ashtu siç ishim përgatitur, prandaj jemi mërzitur. Tani fokusi tek Izraeli.

Pjesa e dytë me më shumë lëvizshmëri dhe kontakt me topin? E vërtetë, e shfrytëzova rastin, e ndjeva që do vinte topi te goli. Pjesën e dytë isha më i lirshëm, pata edhe rastin me kokë, por nuk gjuajta fort”, deklaroi sulmuesi i Tiranës.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...