Abissnet Superiore

Seferi tregon batutën me Ngoo: Tirana është ringjallur, tani e njoh mentalitetin

Tirana është ringjallur, në fillim patëm start të mirë. Këto 6 pikë janë shumë të vlefshme për ne dhe jemi shumë të kënaqur”. Keni filluar të shënoni me vazhdimësi? “Është ndjenjë shumë e mirë se po ndihmoj ekipin me gola, po punojmë fort”.

Ngoo kërkoi llogari pse nuk i pasuat në fund? “Ia dhashë topin Ngoo në fund, por ai ishte i lodhur se do të kishte bërë gol. E di ishte pak me vonesë, por gjithsesi janë batuta që bëjmë me njëri-tjetrin”.

Kombëtarja a është objektiv? “Patjetër që po sepse çdo punë që bëj, e bëj të arrij kombëtaren. Nëse më jepet rasti do të bëj maksimumin. Kisha bërë një pauzë të madhe me kombëtaren dhe prandaj me Andorrën nuk kam qenë në më të mirën time. Por, në të ardhmen do të bëj më të mirën nëse do të kem shansin”.

7 gola dhe 7 asiste, çfarë ndryshoi nga vjet? Je i përshtatur më mirë? “Kur erdha në fillim, kisha vështirësi dhe nuk kisha luajtur 6 muaj, kisha probleme sa mora veten, tani kemi bërë përgatitjen nga fillimi. E njoh mentalitetin dhe jemi përshtatur mirë me ekipin, prandaj po i ecën mirë ekipit dhe mua”.

Rivali direkt për titull është Kukësi? “E kam thënë se është herët, shpresoj që ne të vazhdojmë kështu. Nga fundi do e shohim kush është rivali kryesor për titull. Koha do e tregojë”.

3 ndeshjet e radhës me Laçin, Teutën dhe Partizanin? “Secilën ndeshje ne futemi për të marrë maksimumin. Në fillim Laçi, pastaj për të tjerat, por Tirana luan gjithnjë për maksimumin”, u shpreh Seferi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency