Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sergio Ramosit i hapen dyert për t’u kthyer në kombëtare

Luis de la Fuente, trajneri i ri i Spanjës, foli për gazetën katalane “El Mundo Deportivo për mundësinë që Sergio Ramos të rikthehet në kombëtare:

“Të flasësh për të është si të flasësh për historinë e futbollit spanjoll, për një futbollist të jashtëzakonshëm, fantastik. Ai është ende duke luajtur ende në një nivel shumë të lartë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe lojtarë të tjerë të moshës së tij ose më të rinj që kanë të njëjtat shanse për t’u thirrur. Ajo që dua është të kemi lojtarë të mëdhenj, më të mirë, lojtarë që janë gjithashtu janë të aftë për të formuar një skuadër, e cila është thelbësore për mua,” – deklaroi fillimisht pasuesi i Enriques.

Luis de la Fuentes është i qartë kur pyetet nëse do ta rikthejë në përfaqësuese mbrojtësin e PSG-së.

“Kemi shumë pak kohë dhe duhet të formojmë një ekip, ky është shqetësimi im. Duhet të shoh lojtarë me karakteristika të ndryshme që do të përbëjnë atë grup, por të flasësh për Sergio Ramosin dhe të tjerë të mëdhenj si ai nuk më krijon stress apo tension. Në fund jemi të sigurt se do të dalim me një listë të shkëlqyer. Dhe kushdo që të vijë, do të jetë më i miri për mua për të formuar atë ekip. Dhe, nëse duhet të jetë Sergio Ramos, sigurisht që do të thirret.”

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....