Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

“Segunda ndiqet më shumë se Juve-Bayern! Superliga, tepër e rrezikshme”

Javier Tebas vazhdon të mbetet i palëkundur në idenë e tij kundër krijimit të Superligës Europiane. Kreu i La Liga-s spanjollë ka folur rreth projektit që kundërshtohet me forcë nga UEFA dhe shumica e tifozëve, duke mos kursyer sulmin ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit, klube që nuk kanë hequr dorë nga krijimi i kompeticionit të ri.

Nuk është e vërtetë që të rinjtë po largohen nga futbolli, realisht po ndodh e kundërta. Konceptimi i Superligës është i rrezikshëm për futbollin, sepse me krijimin e këtij turneu do humbiste thelbi i kësaj loje. Superliga do rrënonte kampionatet kombëtare dhe qindra mijëra vende pune të lidhura me to.

Po ju jap një shembull: në Spanjë kampionatet kombëtare ndiqen më shumë se ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League. Njerëzit preferojnë të shohin më shumë një sfidë të Segunda Divizion se një përballje Juventus-Bayern Munchen”, deklaroi presidenti i La Liga-s.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...