Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Sekreti i Mourinho-s, Stankovic: Deklaroi që isha i dëmtuar për të plotësuar dëshirën e gruas sime

Dejan Stankovic është rikthyer pas në kohë, kur luante me Interin dhe trajner te “zikaltërit” ishte Jose Mourinho për të zbuluar një ngjarjeqë mbeti sekret mes tij de portugezit.

Trajneri aktual i Crvena Zvezda ka treguar se përpiqet që të zbatojë çfarë ka mësuar nga Mourinho, por thekson se është e vështirë ta kopjosh atë.

“Përpiqem, por është e vështirë t’i kopjosh mjeshtrat. Ka një fjalë të urtë nga ana ime që thotë: ‘Gjërat nuk i mëson se t’i thonë , por nga ata që i thonë.’ Jose-s gjithmonë mund t’i besosh. Jepini besimin tuaj dhe ai do ua kthejë në të njëjtën formë.”-deklaroi Stankovic

Më tej duke treguar një sekret mes tyre, ish-lojtari i Inter zbuloi se Mourinho e kishte bërë që të shkonte me pushime në Dubai përpara mbylljes së sezonit, vetëm që gruaja e Dejan Stankovic të mos mërzitej.

“Në sezonin e tij të parë në Inter ne po fitonim kampionatin disa ditë më herët. Jose erdhi tek unë një ditë dhe më pyeti: ‘Por ti nuk më the se gruaja jote dëshiron të shkojë me pushime në Dubai? ‘. Unë u përgjigja po ajo dëshiron, por shtova se në fund të sezonit sigurisht që do të shkonim. Ai u përgjigj: ‘Mos u shqetëso, largohu menjëherë. Në cilën ndeshje preferon të luash, të parafundit apo të fundit?’ Unë thashë se do të kisha preferuar të isha në fushë në të fundit, për ceremoninë e çmimeve dhe festën. Më siguroi dhe tha: ‘Mirë. Shko pusho, kthehu një javë para fundit, stërvitu dhe luaj.’”-shtoi Stankovic.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...