Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sektori i Arbitrimit, seminar me arbitrat, asistentët dhe vëzhguesit e Kategorisë së Parë

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vijuar punën me seminaret dhe testet fizike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Kategoria e Parë” në prag të edicionit të ri futbollistik 2022-2023.

Në harkun kohor të tre ditëve Sektori i Arbitrimit ka realizuar testet fizike, që janë kaluar me sukses nga të gjithë arbitrat, e më pas ka vijuar me teorinë, ndërsa në ditën e tretë seminari është përmbyllur me vëzhguesit e kësaj kategorie.

Fillimisht u analizua performanca e tyre gjatë sezonit 2021-2022 dhe problematikat e hasura gjatë ndeshjeve të kësaj kategorie apo edhe aspektet e punës së arbitrave që janë për t’u përmirësuar.

Qëllimi kryesor i këtyre seminareve është pa dyshim përmirësimi i nivelit të arbitrimit shqiptar, teksa të gjithë arbitrat dhe asistentët do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më tepër për ndryshimet e rregullave të lojës dhe të analizojnë momente konkrete gjatë një ndeshjeje me shembuj video.

Gjatë seminareve u diskutua gjatë për situatat e ndryshme të lojës sa i takon kritereve të ndëshkimit të shkeljeve te prekjet e topit me dorë, ndërhyrjet e parregullta, incidentet në zonën e penalltisë, protestat e lojtarëve dhe zyrtarëve, etj.

E gjithë puna trajnuese që po bëhet përpara fillimit të sezonit ka si qëllim që të gjithë aktorët e lojës, arbitra, lojtarë, trajnerë dhe vëzhgues të kenë të njëjtat vlerësime për situatat që ndodhin gjatë një ndeshjeje. Pak ditë më parë Sektori i Arbitrimit organizoi seminare me arbitra e asistentë së kategorisë “Abissnet Superiore”, duke u fokusuar veçanërisht te interpretimi i sistemi VAR.

Sakaq, vëzhguesve u është kërkuar seriozitet maksimal në plotësimin e raporteve vlerësuese për zyrtarët e ndeshjes, duke u siguruar në zbatimin dhe interpretimin e njëtrajtshëm të Rregullave të Lojës.

Sektori i Arbitrave në FSHF do të zhvillojë në ditët në vazhdim seminare edhe me arbitra, asistentë dhe vëzhgues të kategorive të tjera për t’i përditësuar me rregullat e lojës dhe për të analizuar performancën e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...