Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sektori i Edukimit në FSHF hap kursin UEFA B më 18 Qershor

Sektori i edukimit dhe liçensimit pranë FSHF-së vijon kalendarin e tij të punës me përgatitjen e trajnerëve, sipas niveleve përkatëse të kurseve. Javën që vjen përfundon edhe edicioni i plotë i kursit “UEFA Pro”, më i larti për nga niveli në të gjitha kurset që zhvillohen.

Ndërkaq, menjëherë program do të vijojë me një tjetër raund trajnerësh për nivelin “UEFA B”, që do të nisë në 18 qershor dhe do të përfundojë më 15 korrik. Katër javë intensive për të gjithë trajnerët që janë regjistruar tashmë në këtë kurs dhe do të jenë pjesë e orëve teorike e praktike të tij.

Kërkesat e larta kanë afruar në program zhvillimin e kursit UEFA B në një kohë që shumë shpejt Departamenti përkatës do të zhvillojë edhe kursin për Përgatitës Atletikë në klubet e ndryshme të futbollit.

Vetëm pak kohë më parë u diplomuan një klasë trajnerësh me liçensën “UEFA A”, si dhe javën e ardhshme do të diplomohen teknikët që kanë ndjekur 12 periodat e kursit “UEFA Pro”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...