Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sektori i Garave modifikon kalendarin, Superioria përfundon 4 ditë më vonë!

Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Problemet në takimin Kamza-Laçi, si dhe bojkotimi i përkohshëm i kampionatit shqiptar nga ana e arbitrave sollën në mënyrë të pashmangshme edhe ndryshimin e datave, kundrejt kalendarit të përcaktuar më parë. Nuk do të ketë as ngjeshje të ndeshjeve dhe as kapërcim të javëve në Kategorinë Superiore, por thjesht shtyrje në kalendar. Pas ndërprerjes 1-javore të aktivitetit futbollistik Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi modifikimin e kalendarit të kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Kështu sfidat e kthimit, përsa i përket fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 3 prill, ndërsa ndeshjet e fazës gjysmëfinale do të zhvillohen siç dihet me sistem vajtje ardhje, por respektivisht në datat 24 prill dhe 8 maj. Finalja e edicionit të 67-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet ditën e dielë, më datë 2 qershor. Përsa i përket kampionatit nuk do të ketë kapërcim në kalendar dhe këtë fundjavë do të luhen rregullisht ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, ndërkaq Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që java përmbyllëse e edicionit 2018-2019 të kampionatit shqiptar, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më datë 25 maj, të zhvendoset një javë në kohë, kështu që java e 36-të në Kategorinë Superiore pas modifikimit në kalendar do të zhvillohet më datë 29 maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...