Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Seleksionimet e moshave, në Itali i ndoqi edhe Panucci

Kanë përfunduar seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në qytetin e Romës në Itali. I pranishëm në këtë proces seleksionimi ishte dhe trajneri i ekipit Kombëtar, Christian Panucci, që vëzhgoi me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006.

Për dy ditë me radhë përzgjedhjet u zhvilluan në Itali, ditën e djeshme në Milano ishin të pranishëm 140 futbollistë dhe sot 60 futbollistë në Romë. Seleksionimet e Romës u ndoqën nga afër edhe nga ish-kapitenët kuqezi, Foto Strakosha dhe Igli Tare.

Ky proces seleksionues është ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...