Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Seleksionimet me futbollistët e vitlindjes 2006-2009, FSHF sqaron procedurat e regjistrimit

Federata Shqiptare e Futbollit vetëm pak ditë më parë bëri publik lajmin se në datat 4 deri në 7 dhjetor 2023 do të organizojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shqipëri, Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Seleksionimet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem, të vitlindjes 2006-2009, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi.

Njoftimi nga FSHF ka krijuar një impakt pozitiv te të gjithë të rinjtë shqiptarë. Numri i kërkesave për t’u paraqitur në seleksionime është tepër i madh dhe nisur nga kjo situatë FSHF ka menduar të thjeshtësojë procesin e regjistrimit duke vënë në dispozicion të interesuarve një formular, i cili përmban të gjitha informacionet e domosdoshme për një regjistrim të suksesshëm. Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2023 dhe duhet të dërgohet në adresën e-mail-it [email protected]

Lexo edhe: 

Lojtarët e vitlindjes 2006-2007 që do të marrin pjesë në seleksionim duhet të zgjedhin mes datave 4 dhe 6 dhjetor, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2008-2009 duhet të zgjedhin datën 5 ose 7 dhjetor. I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga trajnerët e katër ekipeve kombëtare të moshave si edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea së bashku me përgjegjësin e sektorit të skautizmit dhe përgjegjësin e portierëve.

Ditën e seleksionimit lojtarët do të duhet të kenë me vete certifikatë mjekësore dhe lejen e lëshuar nga klubi ku luajnë. Këto materiale prindërit do t’i paraqesin brenda orës 09:00 tek recepsioni i Federatës. Grumbullimi pranë fushave në “Shtëpinë e Futbollit” do të bëhet në orën 09:30. Paradite do të zhvillohet një ndeshje me lojtarët që kanë ardhur nga jashtë shtetit, ndërsa pasdite do të luhet sërish një ndeshje, midis të seleksionuarve dhe skuadrave tona lokale të asaj grup-moshe.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë të rinjtë shqiptarë që kanë shfaqur interes maksimal për seleksionimet që do të zhvillohen në fillimin e muajit dhjetor, që do të shërbejë për zbulimin e talenteve kuqezi, që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen.

Formularin që duhet plotësuar me të dhënat përkatëse mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...