Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Seleksionimi i FSHF-së me futbollistët e rinj në SHBA & Kanada, nxitoni të regjistroheni!

Për të dytin vit radhazi, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një seleksionim me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimi do të zhvillohet në datat 18 dhe 19 maj 2024 në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jetë i fokusuar te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Lexo edhe: 

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF po punon prej disa muajsh për mbledhjen e të dhënave dhe përpilimin e listave të futbollistëve dhe futbollisteve që duan të marrin pjesë, ndërsa në seleksionimin me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të marrë pjesë edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili përveç përzgjedhjes së talenteve të rinj, do të shikojë nga afër edhe ecurinë e lojtarëve që spikatën në seleksionimin e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Gjithashtu, Departamenti i ekipeve Kombëtare ka në plan që të organizojë edhe një ndeshje miqësore më datë 19 maj me lojtarët e spikatur në seleksionimin e vitit të kaluar të vitlindjes 2007-2008.

Me këtë rast u bëhet thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience pasi afati i regjistrimit do të jetë i hapur deri në fundin e muajit prill.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected] ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti. Dita e fundit e aplikimit është data 30 prill.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...