Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Seleksionimi, Kombëtarja U-15 teston 24 lojtarë të datëlindjes 2008

Stafi teknik i Kombëtares U-15 do të organizojë ditën e martë një seleksionim 1-ditor me disa lojtarë të vitlindjes 2008. Trajneri Damo ka përzgjedhur 24 lojtarë për t’i testuar në seancën stërvitore që do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët që të gjithë me klube të kampionatit shqiptar dhe hyjnë në grup-moshën që mund të bëhen pjesë e Kombëtares U-15 në turnetë që ka në program kjo skuadër për këtë vit. Qëllimi i stafit teknik dhe trajneri Armand Damo është të shohë gjendjen e elementeve të kampionatit shqiptar përpara turneut ndërkombëtar “Josip Katalinski Skija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 3-5 maj 2022.

Pas këtij seleksionimi 1-ditor stafi teknik do të ketë një ide më të qartë për lojtarët e kampionatit shqiptar që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-15 për këtë turne, ndërkohë që në listë do të ketë edhe lojtarë që aktivizohen jashtë vendit. Vetë trajneri Damo u shpreh një ditë më parë se në këtë turne do të ketë një ndërthurje të elementëve që luajnë në kampionatin shqiptar dhe atyre që aktivizohen jashtë vendit. Sipas Damos, ky aktivitet është një mundësi e mirë për të parë lojtarët e rinj në aksion të matin forcat me moshatarët e tyre të vendeve të tjera.

Në këtë turne do të marrin pjesë 4 ekipe, Shqipëria U-15, vendi pritës, Bosnje – Hercegovina U-15 si edhe skuadra më e mirë e Sarajevës U-15 dhe ekipi më i mirë i Beogradit U-15.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të cilët janë përzgjedhur për të marrë pjesë në seleksionimin 1-ditor të martën në Kamëz:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...