Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Seleksionimi me U16 dhe U17, Sulejman Mema: Prurje cilësore

Është zhvilluar të shtunën seleksionimi i programuar nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare e FSHF-së me lojtarët shqiptarë të grupmoshës U-16 dhe U-17, të cilët aktivizohen në kampionatin vendas.

Në këtë seleksionim njëditor të zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë morën pjesë rreth 40 lojtarë të vitlindjeve 2007 dhe 2008, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të këtyre dy grupmoshave, Ervin Bulku dhe Agron Kërçova, por edhe trajnerëve të tjerë të ekipeve kombëtare si edhe specialistëve në Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare.

Në një prononcim për fshf.org, specialisti i ekipeve kombëtare, Sulejman Mema shpjegoi se përzgjedhja e futbollistëve të vegjël që bëhen pjesë e këtyre seleksionimeve janë produkt i ekipeve rajonale dhe ekipeve në kampionatin vendas e të huaj. Ndër të tjera, Mema nënvizoi se prurjet në ekipet kombëtare janë cilësore dhe në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e ekipit kombëtar A.

Federata Shqiptare e Futbollit prej kohësh zhvillon seleksionime për të parë se cilët janë futbollistët më të mirë të kësaj grupmoshe. Nuk merremi vetëm me këtë grupmoshë, por edhe me lojtarë të vitlindjeve të tjera. Prurjet në ekipet kombëtare janë cilësore dhe që vlejnë për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Te të gjithë seleksionimet që ne kemi bërë në 8 rajonalet që janë në Shqipëri, këta lojtarë janë produkt i këtyre rajonaleve dhe kampionatit shqiptar e jashtë vendit. Kjo ndërthurje e tillë ka bërë që skuadrat tona kombëtare të kësaj grupmoshe që marrin pjesë në aktivitete, U-15, U-17 dhe U-19 kanë në përbërje futbollistë që kanë cilësi dhe në të ardhmen do të bëhen me të vërtetë të aftë për të qenë pjesë e ekipit kombëtar A.

Të gjithë trajnerët janë përkushtuar për të arritur e për të marrë rezultate të mira te seleksionimet që ne bëjmë. Së shpejti nisim me ndeshjet e përfaqësueseve rajonale, që na ndihmon shumë për të rritur cilësinë e ekipeve tona kombëtare”, deklaroi Mema.

Të shtunën e ardhshme, Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në FSHF do të zhvillojë një tjetër seleksionim për grupmoshat U-16 dhe U-17 e ku do të marrin pjesë lojtarë shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin vendas, por edhe ata të cilët luajnë në kampionatet gjermane dhe italiane, e të cilët kanë spikatur në seleksionimet e bëra më parë në Gjermani e Itali nga trajnerët e ekipeve kombëtare.

Në muajin dhjetor, Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me skautët në Gjermani e në Itali zhvilluan seleksionime me rreth 300 lojtarë shqiptarë të datëlindjeve 2005-2009.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...