Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Selfie pranë Pele në funeral, Infantino kritikohet në rrjetet sociale

Nuk ka munguar indinjata në rrjetet sociale, nga ana e tifozëve brazilianë por edhe të apasionuarve të tjerë të futbollit, për sjelljen e Presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino që zbarkoi në Brazil për ti bërë homazhe Pele gjatë ceremonisë funebre në stadiumin Vila Belmiro të Santosit.

Numri një i organizmit botëror të futbollit, ishte ndër të parët që mori pjesë në homazhe, edhe pse gjatë qëndrimit të tij në stadium, u vunë re dhe u kritikuan, disa sjellje që sipas shumëkujt treguan mungesë respekti për momentin. Infantino bëri selfie me disa nga personat prezentë vetëm pak metra larg arkivolit të kampionit brazilian, përveç një serie të gjatë intervistash në zonën ku ishte ekspozuar trupi i Pele.

Vizita e tij në Brazil gjithsesi ishte për Presidentin e Fifa-s edhe rasti për tju bërë një propozim 200 federatave futbollistike kombëtare ekzistuese me Infantinon që deklaroi, “Do të doja që çdo vend t’i vërë një stadiumi emrin e Pele në kujtim të tij. Besoj se do të ishte një homazh i madh dhe i denjë për njeriun që ishte në gjendje të transformonte sportin tonë në një pasion të madh në nivel planetar. Në këtë mënyrë edhe brezat e ardhshëm do të dinë se çfarë ka përfaqësuar Pele për futbollin”. – deklaroi Infantino. Gjithsesi edhe ky propozim kaloi në plan të dytë, i eklipsuar nga kritikat për fotot e bëra shumë pranë arkivolit të O’Rey.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...