Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Selimi: Publiku na jep fuqi, ja çfarë më pëlqeu më shumë te Shkëndija

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Erhan Selimit, i cili pasoi Qatip Osmanin në këtë detyrë, foli pas sfidës për rëndësishme e fitores me Renovën. Ky ishte suksesi i dytë radhazi, pas atij me Rabotnickin të shtunën e kaluar.

Fitore me rëndësi: E rëndësishme është fitorja, pasi ne në këto dy ndeshje kishim objektiv të marrim 6 pikë dhe këtë qëllim e arritëm. Ndeshja e sotme ndoshta nuk ishte shumë e bukur për syrin e publikut, mirëpo imperativi për të fituar sjell edhe presion. Me rëndësi fituam dhe tani vazhdojmë të marrim ndeshjet me radhë njëra pas tjetrës.

5 gola në dy ndeshje: Për ne si Shkëndijë në këtë moment rëndësi kishte fitorja dhe tre pikët. Edhe pse ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar, duhet të theksoj disa elementë pozitivë në lojën tonë. Në dy ndeshje ne grumbulluam gjashtë pikë, kemi shënuar pesë gola dhe nuk kemi pranuar asnjë. Normal, jam i vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të bërë për të kthyer skuadrën në nivelin e duhur.

Tifozët dhe Ibrahimi: Sot më pëlqyen dy gjëra. E para është brohoritja e tifozëve dhe dashamirëve të Shkëndijës dhe e dyta që Besarti u kthye te goli. Për ne Besart Ibraimi është lojtar i rëndësishëm, kemi parasysh se kthehet nga lëndimi dhe duhet këtë ta menaxhojmë mirë për ta kthyer në mënyrë graduale. Të gjithë neve si Shkëndijë përkrahja e publikut dhe brohoritjet na japin shpirt. Ne pa publikun nuk kemi të njejtën fuqi. Pres që nga ndeshja në ndeshje përkrahja e publikut të jetë më e fortë dhe të vijnë në numër sa më të madh.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...