Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Selman Stërmasi” hap dyert, Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Ndonëse starti i kampionatit është ende më tepër se dy muaj larg, Tirana ka nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri 2021-2022. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu, që njofton se një pjesë e grupit janë vënë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, për seancën e parë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Natyrisht që grupi i futbollistëve nuk është ende i plotë, pasi disa nga futbollistët vijojnë të jenë me pushime, ndërsa klubi vazhdon punën për të përforcuar edhe më shumë grupin në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.

Bardheblutë do të stërviten për disa ditë në kryeqytet, ndërsa ende nuk është bërë i ditur vendi ku do të kryejnë fazën përgatitore intensive, para se të rikthehen për të nisur kampionatin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...