Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Selmani e Balaj, dy përforcimet e radhës te Llapi

Vijnë dy përforcimet e radhës te skuadra e Llapit, që ndodhte në Durrës për fazën përgatitore. Ekipi nga Podujeva ka zyrtarizuar firmat me Remzifaik Selmani dhe Liridon Balaj. I pari është qendërsulmues dhe huazohet nga Shkëndija e Tetovës, falë bashkëpunimit të shëndoshë mes të dy klubeve. Më parë ai ishte pjesë e Renovës, Ujpestit të Hungarisë dhe së fundmi i Shkëndijës. Ka qenë gjithashtu lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë U-19 dhe U-21.

Përforcimi tjetër, mesfushori i djathtë, Liridon Balaj, ka qenë pjesë e Besës dhe tashmë ka nënshkruar për një vit e gjysmë me Llapin. I lindur më 15.08.1999 në Zvicër, Balaj ka qenë pjesë e Kosovës U-19 dhe tashmë i Kosovës U-21.

Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina, ishte prej 1 viti në bisedime për ta afruar këtë talent tek Llapi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...