Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Selmani: Ju tregoj “sekretin” e penalltive të pritura

Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani priti dy penallti përballë Tiranës sot, por kjo nuk u shërbeu kurbinasve për të shmangur humbjen 1-3, që i la jashtë garave për kupat europiane. Në përfundim të takimit, Selmani dha një intervistë për Supersport, ku tregoi sekretet e penalltive.

Për ty personalisht, ishte një nga paraqitjet e zakonshme, me pritje të shumta. Çfarë nuk funksionoi sot me skuadrën?
Patëm një javë për ta përgatitur ndeshjen dhe e bëmë mjaft mirë këtë, por patëm një shpërqendrim në 10 minutat e para, që e shfrytëzoi mjaft mirë Tirana. Nuk e di çfarë ndodhi, pasi ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen, por nuk ia dolëm.

Starova u cilësoi si portierin më të mirë të kampionatit. Cili është sekreti i pritjes së penalltive?
Falënderoj profesorin për fjalët e mira. Unë mundohem të punoj sa më shumë dhe të qëndroj me këmbë në tokë. Penalltitë janë edhe fat, pro edhe zotësia e portierit kur i pret. Shpresoj që të pres edhe në të ardhmen.

U bëni presion lojtarëve para gjuajtjeve dhe duket se i shpërqendroni. Çfarë ju thoni?
Unë mundohem t’i studioj lojtarët që përpara ndeshjes, gjë që e kisha bërë edhe sot me sulmin e Tiranës. E kisha studiuar mirë edhe Ngo’o, por ndonjëherë duhet edhe pak fat.

E ardhmja e Selmanit?
Nuk e di. Të presim dhe të shohim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...