Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Selmani: Kombëtarja më ka ngritur moralin, ja si e prita penalltinë e Bregut

Gentjan Selmani ishte heroi i Laçit në fitoren minimale 1-0 ndaj Skënderbeut, pasi ndali korçarët në një mori rastesh, përfshi këtu edhe një 11-metërsh të ekzekutuar nga Bregu. Në përfundim të takimit, gardiani i Kombëtares Shqiptare u përzgjodh më i miri i ndeshjes dhe foli edhe për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Javë pas jave bëni pritje me vlera goli. Grumbullimi me Kombëtaren ju ka bërë me krahë…
Falënderoj Zotin që jam mirë fizikisht. Grumbullimi me Kombëtaren më ka dhënë një moral tjetër, jam munduar të jap maksimumin, ndaj do përpiqem të vazhdoj akoma me paraqitje të mira.

Ka një sekret për penalltitë e pritura…
Bregun nuk është se e pata studiuara, por e çorientova pak aty me fjalë, ia kuptova krahun dhe ia kapa.

Me fitoren ndaj Skënderbeut, mendoni se jeni më pranë Europës?
Ne për këtë luftojmë. Sot ishte ndeshje e fortë dhe morëm 3 pikët. Shpresojmë t’i bëjmë hyzmetin gjatë javës dhe do kërkojmë 3 pikët për ndeshjen e radhës.

A ishte ky Laçi më i mirë?
Besoj se dhamë një 90-minutësh të mirë, treguam që kemi një ekip me karakter. Pjesën e parë e dominuam Skënderbeun, ndërsa në të dytën kundërshtarët kërkuan barazimin dhe luajtën më mirë se ne. Besoj periudha më e mirë ka qenë ato javët e para të kampionatit, ku nuk kishim as humbje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...