Kategoria Superiore

Selmani: Konkurrenca nuk më tremb, duam Kupat e Europës

Gentian Selmani është një nga portierët më premtues që kampionati ynë ka prodhuar dhe si i tillë, nuk i kanë munguar ofertat për të vijuar karrierën e tij edhe jashtë Shqipërisë.

Megjithatë 20-vjeçari vijon karrierën tek Laçi, duke dhënë maksimumin në fazën përgatitore që ekipi po kryen nën drejtimin e trajnerit Besnik Prenga. Për SuperSport, Selmani u ndal të tregojë këtë periudhë të rëndësishme të skuadrës e mbi të gjitha mënyrën se si ai vetë po punon për të qenë në formë të mirë deri në fund të sezonit.

“Po zhvillojmë një fazë të mirë, duke u stërvitur me nga dy seanca dhe shpresoj që të kemi një formë sa më të mirë gjatë kampionatit. Duhet të japim 100 % këtu në fazën përgatitore, për të qenë në formën më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave”, deklaroi Selmani.

Klubi i Laçit gjatë kësaj merkatoje dimërore firmosi me një tjetër portier mjaft të talentuar, pikërisht Salin. Gjithsesi afrimi i këtij të fundit nuk kërcënon aspak Selmanin, i cili e vlerëson në maksimum konkurrencën dhe premton të japë më të mirën.

“Nuk mendoj për oferta, pasi për momentin jam pjesë e Laçit dhe do respektoj deri në fund klubin. Konkurrenca është e mirë për çdo portier dhe për çdo lojtar, dhe të jem motivim më të madh. Unë nuk kam frikë dhe jam gati të jap më të mirën”, tha portieri kurbinas.

Në fund 20-vjeçari shprehu edhe mendimin e tij në lidhje me objektivat e skuadrës dhe mënyrën se si e sheh ai Laçin, sa i takon të ardhmes këtë sezon.

“Ne si synim gjithmonë me trajnerin kemi vendosur që t’i japim rëndësi ndeshjes së radhës. Jemi në garë për një vend në Europë, si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, ndaj shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv nga njëri front”, tha Gentian Selmani.

Selmani është një nga emrat më të përfolur të merkatos sa i takon talenteve që me shumë gjasa në të ardhmen do vijojnë karrierën e tyre jashtë vendit, dhe tek Laçi diçka të tillë e dinë mirë. Duke qenë se kanë dhënë pjesën e tyre në rritjen e kualitetit të portierit, ata e vlerësojnë si një xhevahir prej të cilit nuk do të fitojnë vetëm profesionalisht, siç po bëjnë ndërkohë, por edhe monetarisht në të ardhmen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency