Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Selmani: Me besim ndaj Salzburgut, duam të shkruajmë historinë

Shkëndija do të përballet nesër me Salzburgun në Austri, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë nga Tetova do të synojnë suksesin, ndonëse përballë do të kenë një emër të madh të futbollit austriak dhe europian.

Remzifaik Selmani, sulmuesi më i ri i Shkëndijës, flet për këtë sfidë dhe vlerëson kundërshtarin, por shpreh besimin se Shkëndija mund t’ia dalë.

“Jemi për herë të parë në Austri dhe ndeshemi me një klub shumë të njohur, Kemi ardhur për të marrë një rezultat pozitiv këtu dhe më pas të vendosim kualifikimin në Shkup, në ndeshjen e kthimit”, tha Selmani.

Selmani e ka nisur karrierën te skuadra e Xhepçishtit, Renova, ndërsa pas një sezoni në Hungari, është rikthyer në Tetovë, por këtë herë me ngjyrat kuqezi të Shkëndijës.

“Normalisht që eksperienca me Shkëndijën është shumë e mirë, pasi nuk kam përjetuar diku tjetër këtë eksperiencë europiane. Me Shkëndijën duam të shkruajmë historinë, hap pas hapi dhe kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme”, deklaroi sulmuesi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...