Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Selmani: Shpresojmë të jetë dita jonë, tani e njohim më mirë Beshiktashin

Përkrah trajnerit Orges Shehi, në konferencën për shtyp para sfidës me Beshiktashin ishte portieri Gentian Selmani, i cili theksoi se e pak fat Tirana mund të arrijë objektin.

“Atmosfera është shumë e mirë, e kemi përgatitur si duhet ndeshjen. Jemi të motivuar, sepse është ndeshje europiane përballë një skuadre të fortë si Beshikashi.

Shpresoj që edhe stadiumi të ketë tifozë, që të na mbështesin, ta fitojmë ndeshjen dhe ta arrijmë objektivin. Shpresojmë që të jetë dita jonë nesër dhe të arrijmë të kualifikohemi.”

Lexo edhe:

Përmirësimet nga ndeshja e parë: “Kishte diçka për të bërë më mirë në ndeshjen e parë, i kemi analizuar të tre gola. Tani jemi përgatitur për ndeshjen e radhës, të mos i përsëritim gabimet. Jemi përgatitur për diçka tjetër, sepse tani e njohim kundërshtarin.”

Transferimi te Tirana: “Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri, është përvojë e re më për mua. Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe ndihem shumë mirë. Kualifikimi me Dinamon e Batumit dhe ndeshjet me Beshiktashin na shërbejnë shumë për fillimin e kampionatit.”

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...