Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Seminaret me arbitret femra, Kejsi Tafili: Shumë të vlefshme, përforcojmë njohuritë tona!

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me UEFA-n zhvilluan një seminar dy ditor me të gjitha arbitret dhe asistentet e kampionateve të futbollit shqiptar.

Anëtarja e Komitetit të Arbitrave në FIFA e UEFA, Damgar Damkova ishte drejtuese e këtij seminari të rëndësishëm që u zhvillua për dy ditë me radhë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Të gjitha arbitret dhe asistentet patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes temave të ndryshme në fushën e arbitrimit.

Një nga arbitret femra të futbollit shqiptar, Kejsi Tafili tregoi në emër të grupit të ‘bilbilave femra’ për fshf.org se këto seminare janë shumë të vlefshme për to, duke qenë se rregullat e futbollit ndryshojnë si dhe vlerësoi faktin që UEFA solli një femër për të ndarë eksperiencën e saj me vajzat shqiptare.

‘Mendoj që ishte një seminar shumë efikas sepse përveç se e deleguara e UEFA-s ishte një femër, që erdhi duke na shpjeguar rregullat e lojës, na ndau edhe eksperiencat e saj, përmes incidenteve që mund t’i kishin ndodhur gjatë ndeshjeve të saj, ose ndeshjeve ku mund të ketë qenë vëzhguese. Por ishte gjithashtu efikas, sepse futbolli është një lojë që ndryshon dhe rregullat e lojës normalisht që ndryshojnë duke u përmirësuar’ – tha Kejsi Tafili, ndërsa shpjegoi shkurtimisht edhe agjendën dy ditore dhe temat e diskutimit në këtë seminar dy ditor.

‘Ditën e parë bëmë një prezantim të shkurtër rreth lojës, si të ishim në “Top Referee”. Më vonë u shpjegua ndryshimi i rregullores së offside-it, përmes videove të ndryshme për të sqaruar më tepër diferencat. Gjatë ditës së dytë kishim shpjegimet e faulleve të ndryshme dhe menaxhimit të lojës dhe punimit në grup të arbitreve. Në fund bëmë edhe një video-test për raste të ndryshme në ndeshje, gjithmonë në të mirë të lojës’ – vijoi ajo.

Kejsi ka një koment të shkurtër edhe rreth numrit të femrave që janë shtuar në futboll, jo vetëm si futbolliste, por edhe si lojtare, ndërsa thekson edhe rëndësinë që kanë këto seminare për to.

‘Mendoj që integrimi i femrave në futboll jo vetëm si futbolliste, por edhe si arbitre ka filluar që të rritet nga viti në vit dhe këto seminare na ndihmojnë akoma më shumë që të jemi më të qëndrueshme dhe më të forta në karakter për të menaxhuar një lojë – përfundon Kejsi Tafili.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...