Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Senegali në formë dominon Korenë e Jugut në miqësore, synon surprizën në Botëror

Senegali konsiderohet si shpresa e madhe e kontinentit afrikan për të bërë historinë në Botërorin Rusi 2018, pasi nga 5 kombëtaret afrikane që marrin pjesë në Kupën e Botës, skuadra e drejtuar nga trajneri më i ri në moshë nga 32 ekipet pjesëmarrëse 42-vjeçari Aliou Cisse, jo vetëm që ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë ku spikasin Mane, Koulibaly, Keita e Konate, por bën pjesë në një grup deri diku të kalueshëm sëbashku me Kolumbinë, Poloninë dhe Japoninë. Luanët nga Teranga janë gati për kompeticionin që do të startojë pas disa ditësh pasi në miqësoren e fundit mposhtën 2-0 Korenë e Jugut në Grodig të Austrisë duke treguar një nivel të lartë loje dhe duke reguar pas disfatës 2-1 ndaj Kroacisë të pësuar pak ditë më parë. Autogoli i Kim Young-Gwon dhe penalltia e kthyer në gol nga Konate i mjaftuan Senegalit për të marrë fitoren në këtë sfidë. Senegali do ta nisë aventurën në Botëror me ndeshjen ndaj Polonisë së Robert Lewandowskit në datën 19 qershor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...