Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sensi dhe Mancini dy objektivat primarë të Milanit

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi duket gjithnjë e më pranë Milanit. Agjenti i futbollistit, Giuseppe Riso, i cili mbron edhe interesat e mbrojtësit të Atalantës, Gianluca Mancini, u takua me Paolo Maldinin për të folur rreth kalimit të mesfushorit në Milano. Edhe gjatë merkatos së janarit, Sensi u kërkua me ngulm nga Milani por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje. Ndërkohë që përveç Sensit, i cili do ta mirëpriste një kalim në “San Siro”, Maldini dhe agjenti kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e transferimit të mbrojtësit Mancini në radhët e kuqezinjëve. Dy lojtarët e kombëtares së Italisë shikohen nga drejtuesi i Milanit si përforcimet ideale për sezonin e ri.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...