Serie A

Sensi një muaj jashtë fushave, Conte planifikon ndryshime për ndeshjen ndaj Parmës

Ka kaluar më tepër se një vit kur Stefano Sensi pësoi dëmtimin e parë në një ndeshje ndaj Juventusit dhe që atëherë mesfushori që e nisi me shumë bujë aventurën e tij te Interi, nuk po gjen qetësi prej dëmtimeve.

Së fundi mesfushori 24-vjeçar ka ndjerë një tjetër shqetësim muskulor, në një zonë ku është e vështirë të dallohet edhe nga aparaturat ekzaminuese dhe burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se pritet rikuperimi vetëm pas ndërprerjes së kampionatit.

Ndërkohë Antonio Conte ka nisur të punojë për përballjen e të shtunës pasdite ndaj Parmës në Milano, ku po planifikon edhe disa ndryshime në formacion, për t’u dhënë mundësi disa titullarëve të çlodhen për përballjen e të martës së ardhshme ndaj Realit në Madrid.

Kështu në mbrojtje pritet të pushojë Alessandro Bastoni, në vendin e të cilit pritet të luajë serbi Alexander Kolarov, ndërsa edhe në krahun e majtë të mesfushës Ashley Young pritet t’i lërë vendin kroatit Perisic ose italianit Darmian.

Në qendër të mesfushës ka ardhur më në fund momenti që të pushojë kilani Arturo Vidal, i cili që prej ndeshjes me Lazion e në vijim, ka luajtur gjithmonë titullar me zikaltrit dhe Conte nuk ka ndërmend ta konsumojë më tepër për një përballje si ajo me Parmën.

Në vendin e tij pritet të luajnë njëri mes Radja Nainggolan dhe Christian Eriksen, me danezin dukshëm më favorit, ndërsa edhe në sulm priten ndryshime pasi belgu Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të Contes për sfidën e të shtunës.

Nga minuta e parë pritet ta nisin dyshja Lautaro-Pinamonti, me Sanchez në stol, por gati të zbresë në fushë nëse ndeshja do të komplikohet dhe do të ketë nevojë për të.

Fitorja ndaj Parmës është një detyrim për Interin, por po aq rëndësi ka edhe transferta ndaj Realit të Madridit, pasi një humbje në “Alfredo Di Stefano” do të komplikonte tërësisht objektivin e zikaltërve për të kaluar grupet e Ligës së Kampionëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency