Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sentamu “telenovelë” bardheblu, vonesat i ka rutinë

Normalisht, merkatoja duhej të sillte ndonjë lojtar më shumë, por Ardjan Memës i duhet ta nisë kampionatin me një sulmues më pak. Nuk bëhet fjalë për shitje, largime apo dhe më keq, dëmtim, është thjesht Yunus Sentamu. Edhe këtë herë ka preferuar avazin e vjetër, vonesën e kthimit nga pushimet, qofshin ato të verës apo dimrit.

E sigurt është se Sentamu nuk do të kthehet në kohë për përgatitjet me skuadrën. Faza përgatitore po përfundon, të mërkurën është një ndeshje kupe me Flamurtarin, ndërsa e diela sjell për bardheblutë rikthimin në kampionat me Kamzën, por 24-vjeçari nga Uganda ende nuk është vënë në dispozicion të skuadrës. Futbollisti i ka komunikuar klubit se ka probleme me dokumentacionin, por mungesa e tejzgjatur nuk mund të tolerohet nga drejtuesit, që e kanë gjobitur futbollistin për herë të dytë për të njëjtin motiv, mosrespektimin e afateve të kthimit në skuadër.

Vonesat e Sentamut janë kthyer tanimë në një ritual. Verën e kaluar kthimi me vonesë e penalizoi për të qenë në formën optimale që me fillimin e kampionatit, kështu ndodhi edhe janarin e shkuar, një telenovelë që vazhdon edhe këtë 2019.  Një problem më vete për Memën, që nuk mund të ketë në formën optimale një element të rëndësishëm për bardheblutë në rifillimin e kompeticioneve zyrtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...