Futboll

Serbia dhe Hungaria, gati të kthejnë tifozët në stadiume

Serbia mund të bëhet vendi i parë që hap dyert për spektatorët në shkallët e stadiumeve, natyrisht duke lënë mënjanë Bjellorusinë, shtet që nuk u mbyll kurrë dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej regjimit të fortë të karantinimit, siç ndodhi në gjitha shtetet e tjera anembanë globit. Superliga Serbe është ndërprerë që në mesin e muajit mars, pas ndeshjes Crvena Zvezda – Napredak, që u fitua me rezultatin e thellë 3-0 nga kampionët në fuqi. Tani kampionati është shumë pranë rikthimit dhe gjithçka është programuar për të filluar ditën e premte, me takimin Indija – Spartak Subotica.

Bëhet fjalë për Javën e 27 të kampionatit në këtë vend, ndërsa menjëherë pas përfundimit të sezonit të rregullt ky kompeticion do të vazhdojë me dy grupe të ndarë me nga 8 skuadra, që do të vijojnë respektivisht aventurën e tyre për fitimin e titullit kampion si dhe për të përcaktuar ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë.

Ndeshjet e Javës së 27 është e sigurtë që do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa sa i përket pjesës së mbetur, në varësi të rrethanave është menduar që ndeshjet të zhvillohen me praninë e spektatorëve. Serbia pozicionohet në vendin e 48-të në botë, me 11.275 të infektuar me virusin COVID-19, prej nga ku kanë rezultuar fatale 240 raste, pra me një shkallë vdekshmërie vetëm 2.1%. Nga sa bëhet e ditur Serbia do të lejojë praninë e spektatorëve në stadiume duke filluar që nga data 1 qershor, sidoqoftë një ndryshim i tillë vlen jo për të gjitha sportet që zhvillohen në ambiente të hapura, por natyrisht me kushtin e vetëm, për të respektuar distancën sociale, për sa kohë që të jetë ende aktive pandemia e Koronavirusit.

Në lidhje me këtë, Komiteti i Posaçëm i ngritur enkas nga Qeveria Serbe për gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit, këmbënguli në faktin që fansat e ndryshëm do të duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg njëri – tjetrit, në shkallët e stadiumeve, për të respektuar masat e ndërmarra që janë përcaktuar që më herët, për mbarëvajtjen e kampionatit.

Pak kilometra sipër Serbisë, pikërisht në kufirin verior, një tjetër vend po mendon gjithashtu për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumeve. Bëhet fjalë për Hungarinë, që të shtunën e kaluar iu rikthye aktiviteteve, me takimin Ferencvaros – Debrecen, pas një mungese 2-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa në datat 23 dhe 26 të këtij muaji në vendin maxhar u mbajtën gjithashtu edhe sfidat gjysmëfinale të Kupës së Hungarisë me sistem vajtje – ardhje, prej nga ku fituan të drejtën për të shkuar në finale Mezokovesd – Zsory dhe Honvedi i Budapestit. Tani Qeveria Hungareze ka ndezur dritën jeshile për rikthimin e publikut në impiantet sportive.

Natyrisht edhe në këtë vend është përcaktuar një protokoll nga Federata Hungareze e Futbollit që kërkon zbatimin e një sërë masash dhe respektimin e rregullave të distancimit fizik, gjithsesi është vendosur që në stadiumet e futbollit tifozët të shpërndahen, me një spektator në çdo pesë vende, kështu për shembull, stadiumi “Groupama Arena” i kampionëve në fuqi të Ferencvarosit, klubit kryeqytetas, që udhëheq ligën e sivjetshme maxhare me 9 pikë më tepër se Fehervari, do të reduktohej nga 22.000 që ka kapacitetin maksimal në praninë e vetëm 4.400 spektatorëve.

Tani nuk mbetet gjë tjetër përveçse të ratifikohet marrëveshja e arritur ndërmjet Federatës dhe drejtuesve të klubeve, marrëveshje që mund të bëhet funksionale që këtë fundjavë. Në mesjavë Ferencvarosi fitoi 1-0 jashtë fushe derbin e nxehtë të kryeqytetit ndaj Ujpeshtit, sidoqoftë kampionati hungarez përbëhet nga vetëm 12 skuadra dhe përmban tre faza, e deri në përfundimin e tij nevojitet të luhen edhe tetë javë gjithsej.

Përgatiti: Alked Gjebrea                       

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency