Aventurë e re në La Liga për Sergi Samper. Mesfushori i talentuar do ta vazhdojë karrierën tek Las Palmas. Barcelona e ka huazuar lojtarin 22-vjecar për një sezon te klubi nga ishujt Kanarie. Te Las Palmas, Samper do të ketë shumë më tepër hapësira në formacion dhe do të ketë mundësinë për të spikatur.
