Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sergio Ramos në mëdyshje, mendon të rinovojë me Real Madrid!

Vazhdon “lufta e ftohtë” ndërmjet kapitenit Sergio Ramos dhe presidentit të Realit të Madridit Florentino Perez. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe gjithcka është ende ashtu siç ishte. Palët kanë mbetur në pozicionin fillestar dhe pa një marrëveshje të arritur situata vetëm sa përshkallëzohet akoma më tepër. Gjendja vazhdon të jetë po njësoj dhe sa vjen e tensionohet nga java në javë, madje këto kohë palët komunikojnë në distancë nëpërmjet personave të tretë. Në shumë raste komunikimi bëhet nëpërmjet mediave të ndryshme, sidoqoftë mbrojtësi veteran po bën cmos për të gjetur rruëgëdaljen e nevojshme, apo qoftë edhe zgjidhjen përfundimtare për të vijuar karrierën në radhët e klubit më të lavdishëm spanjoll. 35-vjecari nga Provinca e Seviljes dëshiron shumë që të vazhdojë të japë kontributin e tij te “los blancos”, duke mbajtur në krah si zakonisht shiritin e kapitenit, sidoqoftë veterani andaluzian është i ndërgjegjshëm që gjithcka kalon nga një telefonatë, të cilën as ai dhe as presidenti Florentino Perez nuk kanë ndër mend ta bëjnë. Deri para pak javësh Sergio Ramos ka refuzuar cdo lloj marrëveshje që i është ofruar poshtë një afati kohor prej dy sezonesh. Qendërmbrojtësi ka këmbëngulur vazhdimisht për një kontratë 2-vjecare apo dhe akoma më të gjatë, ndërsa drejtuesit e klubit “merengues” nuk kanë pranuar fare për të lëvizur nga pozicioni i tyre. Tani duket se Sergio Ramos ka ndryshuar qëndrim.

Mbrojtësi andaluzian duket se ka bërë një hap prapa dhe është pozicionuar te një kontratë e mundshme prej vetëm 12 muajsh, që i ofrohet nga krerët e klubit. Koha për të ka kaluar vërtet shpejt dhe asgjë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë nuk do ta mbushte dot boshllëkun që do të krijohej natyrshëm në klubin që i hapi dyert dhe e rriti. Sergio Ramos mbërriti te Reali i Madridit në vitin 2005, pra kur ishte ende adoleshent, por situata e vështirë financiare që po përjeton klubi, pas krizës së shkaktuar në mënyrë të kuptueshme nga pandemia e koronavirusit, si dhe problemet e shumta fizike, bënë që gjërat të ndryshojnë dhe të marrin një rrjedhë krejt tjetër nga c’kishte parashikuar ai vetë për të ardhmen. Mbrojtësi veteran është akoma në Valdebebas, duke rekuperuar nga dëmtimi i fundit muskulor. Tani kushtet kanë ndryshuar dhe oferta e vetme në distancë e drejtuesve të klubit të mirënjohur madrilen është që Sergio Ramos të pranojë thjesht marrëveshjen prej 12 muajsh, madje edhe në këtë rast gjithmonë nëse bie dakord dhe pranon që të firmosë të njëjtëm marrëveshje që arriti gjithashtu edhe mesfushori kroat Luka Modric, që hoqi dorë nga 10% e pagës së tij vjetore. Që nga biseda e famshme e Elche-s palët kanë mbetur në vendnumëro dhe kjo cështje është kthyer në personale si për kapitenin ashtu edhe presidentin e klubit “merengues”.

Mbi të gjitha tani mbetet për t’u parë nëse oferta e bërë kohë më parë është ende në fuqi, pasi në pah kanë filluar të dalin pikërisht problemet fizike, si dhe zgjedhjet taktike të veteranit italian. Trajner nuk është më francezi Zinedine Zidane por Carlo Ancelotti e me riaftësimin e Eder Militao-s dhe afrimin e austriakut David Alaba nga Bajerni i Mynihut e ardhmja e Sergio Ramos-it do të vihej në dyshim dhe 35-vjecari nuk do të humbte vetëm postin e titullarit por në mënyrë logjike gjithashtu edhe shiritin e kapitenit. Për hir të së vërtetës ishte pikërisht trajneri emilian ai që e zhvendosi Alabën nga krahu drejt qendrës, duke i ndryshuar në mënyrë rrënjësore pozicionimin në fushën e lojës, prandaj me shumë gjasa Ancelotti do ta preferojë 29-vjecarin vjenez në një rol të tillë, për më tepër ia vlen të theksohet fakti se në qendër të repartit të prapavijës aktivizohen gjithashtu edhe lojtarë si Varane dhe Nacho.

Qendërmbrojtësi francez bëhet gati të hyjë në vitin e tij të fundit të kontratës, duke patur parasysh që marrëveshja e arritur vite më parë e lidh atë me klubin madrilen deri në vitin 2022. Kontrata e re që i kanë ofruar krerët e klubit vazhdon të presë prej javësh dhe drejtuesit ende nuk e kanë një përgjigje, si për mirë ashtu edhe për keq. Sergio Ramos ka luajtur fare pak gjatë këtij viti, kështuqë peshën më të madhe në qendër të mbrojtjes e ka mbajtur më së shumti pikërisht dyshja Varane–Nacho, prandaj me të drejtë edhe 31-vjecari nga Madridi ndodhet në kushte të ngjashme dhe kërkon garanci për të ardhmen. Rikthimi i Ancelotti-t nuk ndryshon asgjë, pasi vendimi që lidhet me të ardhmen e Sergio Ramos-it varet nga klubi. Trajneri emilian ka një marrëdhënie të shkëlqyer me qendërmbrojtësin andaluzian, por në mënyrë të kuptueshme zgjidhjen do të duhet ta gjejnë vetë palët e interesuara, sepse tek e fundit kjo është një cështje që i takon pikërisht presidentit të klubit dhe kapitenit të skuadrës merengues.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...