La Liga

Sergio Ramos, qendërmbrojtësi perfekt, ky është titulli i tij

Nëse një lojtar e urrejnë apo e kanë idhull, ai me siguri është një fitues. Është një rregull i pashkruar i futbollit. Për disa është arrogant, i pacipë, për të tjerët thelbësor, në futboll dhe në jetë. Është e qartë se në këtë rast flitet për një person të rëndësishëm. Sergio Ramos ka përçarë për vite me radhë audiencën, nuk mund të dështonte as këtë sezon.

Kur flasim për Sergio Ramos duhet të kemi parasysh që po i referohemi një prej lojtarëve më të suksesshëm në historinë e futbollit. Jo vetëm nga Real Madridi apo mijëvjeçari i ri, por nga çdo epokë. Kapiteni i Real Madridit ka “pushtuar” disa herë Championsin e La Ligan, Kupë e Botës dhe Kampionatin Europian. Nuk është vetëm një simbol i këmbënguljes dhe vendosmërisë. Ai është një goleador, shumë më tepër se sulmues të caktuar.

Titulli i fundit i fituar nga Real Madrid mban firmën e Karim Benzema, golashënuesit më të mirë të skuadrës, por pa dyshim simboli i formacionit të drejtuar nga Zidane është Sergio Ramos, duke pasur parasysh numrin jonormal të golave ​​të shënuar apo rolin e tij prej lideri. Ekspert nga çdo këndvështrim, i ftohtë në ndërhyrjet në mbrojtje, në goditjet e lira dhe nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse në rolin e qendërmbrojtësi, ka statistikat e qendërsulmuesit: 13 gola sezonalë në të gjitha garat.

Kush është Sergio Ramos? Është simboli i Real Madridit si Piquè te Barcelona. Nuk është rastësi që të dy kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme, me përqafime të vogla në distancë edhe në ekipin kombëtar, për të demonstruar se çfarë do të thotë të përfaqësosh ato dy botë kaq të ndryshme, Realin dhe Barcelonën.

Çfarë është Sergio Ramos? Është mbrojtësi qendror i etiketuar elegant, i keq, zemërak, i gatshëm për të sulmuar portën kundërshtare e goditur me kokë. Është dikush që është stërvitur me më të mirët ekzekutues të goditjeve të lira, aq sa ka mundur të ulet në “tavolinën” e tyre.

Nuk është çmenduri ta konsiderosh Sergio Ramosin mes më fituesve të historisë së futbollit, edhe pse ka ngritur lart vetëm 5 tituj të La Ligas. Sepse para se se të shkonte te Real Madridi, “pështynte gjak” te Sevilla, dhe “Los Blancos” gjithmonë janë përqendruar për t’u bërë skuadra e vetme me 10 trofe të Championsit, aq sa fituan 4 në 5 sezone. 26 trofe në total me Real Madridit, pa dyshim me etiketën e liderit.

 

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency