Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, i cili realizoi golin e parë të ekipit të tij, PSG, kundër Clermont (2-3), në javën e fundit të Ligue 1, u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e Paris Saint Germain në të gjitha garat.
Ish-kapiteni i Realit të Madridit e çoi në rrjetë topin në moshën 37 vjeç e 65 ditë. Askush nga klubi parizien nuk kishte arritur të shënonte më herët në këtë moshë.
Lexo edhe:
- Formacioni ideal i Europa League-s, Sevilla e Roma me nga katër lojtarë
- VIDEO/ Goli historik që i dha titullin Antwerpit, shijoni “perlën” e nga Alderweirled
- Kampionati Europian i Seksit, lista e pjesëmarrësve
- Çfarë fatkeqësie për sulmuesin e Romës, do të mungojë 5-6 muaj
Për më tepër, rekordi i përkiste po Ramosit, që nga fillimi i shkurtit, kur theu rekordin e një tjetër ish-lojtari të Realit: Claude Makélélé (36 vjeç e 301 ditë). Që atëherë, Ramos e ka tejkaluar veten në dy raste.
Futbollisti spanjoll firmosi golin e tij të dytë në Ligue 1 ndaj Clermont, të katërtin sezonal dhe të gjashtin në total në dy vitet që ka luajtur për kampionët francezë.
