VAR i vjen në ndihmë kampionatit italian. Më datë 19 Gusht do të celë siparin Seria A, ku padiskutim emocionet dhe spektakli nuk do të mungojë. Ndryshe nga sezonet e kaluara, sezoni i ri i futbollit italian, vjen më një risi. Video Asistent Reffere, do të shoqërojë përgjatë gjithë kampionatit skuadrat në përballjet midis tyre. Por si do të funksionojë VAR? Arbitri kryesorë i takimit do të jetë i asistuar nga dy ndihmës të tjerë, të cilët do të qëndrojnë përballë ekranit për të analizuar momentet e dyshimta dhe së bashku me gjyqtarin do të marrin një vendim. Analizimin e situatave asistentët mund ta ndërrmarin dhe me vullnetin e tyre, pa pasur nevojën e një kërkese nga ana e kryesorit dhe më pas ta njoftojë atë. Ky i fundit në momentet kur ka dilema brënda vetes, për akordimin e një goditje dënimi, kartoni të verdhë të kuq apo dhënien e 11 metërshi, mund të afrohet pranë ekranit dhe të analizojë situatën dhe më pas të ndërmarrë një veprim. Përdorimi i teknologjisë në futboll është ende në hapat e para dhe askush nuk mund ta përcaktojë se sa efikas do të jetë. Gjithsesi në një kampionat si Seria A, ku polemikat në lidhje me vendimet e gjyqatarëve nuk mungojnë thuajse në pjesën më të madhe të takimeve dhe ndoshta VAR do të sjell një lloj reduktimi.
