Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Seria A e hapur, Napoli pa presion në sfidën direkte me Juven

Nga ferri në purgator, me shikim nga parajsa. Napoli i Sarrit ka përjetuar një miks emocionesh, me tifozët e napolitanëve që ishin përgatitur për më të keqen, të shihnin Juventusin të festonte titullin në përfundim të sfidës direkte mbrëmjen e së dielës. Në të vërtetë diçka e tillë dukej më se e mundshme teksa bardhezinjtë ishin në avantazh ndaj Crotones, ndërkohë që Napoli kishte pozita të lëkundura ndaj Udineses.

Por siç ndodh shpesh në këtë sport, golat e Albiol, Milik dhe Tonellit i ridhanë jetë sfidës së “San Paolos”, duke ndalur arratisjen e Juventusit. Në këtë mënyrë, ajo që për Juventusin mund të rezultonte një kalim në plus 9 pikë, gati për t’i dhënë jetë festime të bardhezinjve, u transformua në një plus katër që sërish është një rezultat që dhuron siguri, por që e detyron Juventusin të mos i lejojë vetes një humbje, sepse, nëse do ta gjente veten vetëm me avantazhin e një pike, kur kanë mbetur ende katër ndeshje për t’u luajtur dhe me kalendarin që parashikon sfida jo pak impenjative, si ato me Interin apo Romën, do të nëkuptonte lëkundje te vërtetë pozitash.

Ajo ndaj Crotones ishte një nga fytyrat më të dobëta të Junventusit të këtij sezoni, ndërkohë që një panoramë krejtësisht e ndryshme shfaqet tani për të kaltrit, që pavarësisht një sezoni me luhatje, tashmë mund të shkojnë në Torino pa ndonjë presion të madh.

Juventusi ka një organikë më të mirë, me shumë alternativa dhe cilësi, dhe duket i destinuar për të fituar trofeun e 7-të radhazi të Serisë A, por Napoli nuk mbetet prapa, të paktën në formën e skuadrës, me Sarrin që duket gjithnjë i aftë të heqë tensionin e krijuar, sidomos kur artikuloi mendimin e tij: “Ne e bëmë tonën, tani është koha të zbavitemi”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...