Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Seria A, Juvja para provës së Udines, Milani i dënuar të fitojë me Genoa-n

Me vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit Juventusi i Alegrit humbi shpejt terren në Serinë A, kampionat që “bardhezinjtë” e kanë dominuar për gjashtë vitet e fundit. Barazimi me Atalantën në Bergamo u shoqërua me disfatën e papritur në Torino me skuadrën e Lacios dhe interesant është fakti që në të dy rastet sulmuesi argjentinas Dybala shpërdoroi dy 11-metërsha të cmuar në castet e fundit, kundrejt portierëve të përfaqësueses kuqezi, Berisha e Strakosha, që sigurisht do të kishin ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e rezultateve. Ndeshja e parafundit e javës së nëntë në Serie A i shikon kampionët në fuqi të Italisë të vizitojnë në orën 18:00 në “Dacia Arena” Udinezen. Ekipi friulan përbën ndoshta edhe kundërshtarin e duhur për të provuar ringjitjen drejt kreut. Cdo rezultat tjetër përvec 3 pikëve do të ngrinte pikëpyetje të mëdha, pasi rasti i fundit kur “zonja e vjetër” ka dështuar për të fituar në tre ndeshje rresht në kampionat është regjistruar edicionin e kaluar, kur skuadra e Alegrit rrezikoi titullin, duke barazuar radhazi me Atalantën e Torinon dhe humbur me Romën në “Olimpico”. Juventusi vuajti shumë në mesjavë për të përmbysur disavantazhin në Champions me Sportingun e Lisbonës, kështuqë kampionët në fuqi, gjithsesi, duhet të bëjnë kujdes ndaj një ekipi që pesë muaj e gjysmë më parë i bllokoi në Friuli, në një barazim 1-1. Takimi përmbyllës i javës do të luhet në orën 20:45 në kryeqytet, ku Lacio do të presë ekipin e Kaljarit. Pas 3 pikëve surprizë me Juventusin, skuadra e Simone Inzagit fitoi gjithashtu edhe ndaj Nisës në Francë, në Europa League, duke siguruar me shumë gjasa edhe kualifikimin për në fazën tjetër, ndërkaq skuadra sarde po përjeton një krizë rezultatesh, teksa paraqitet në “Olimpico” pas katër humbjeve radhazi, periudhë ku Cagliari nuk ia ka dalë mbanë për të shënuar dot as gol. Kampionati italian ofron si përherë disa ndeshje njëkohësisht në orën 15:00. Pas humbjes naive në derbi dhe barazimit zhgënjyes në shtëpi me AEK-un, tifozët e Milanit presin kthimin në rrugën e fitoreve, teksa “kuqezinjtë” do të ndeshen në “San Siro” me skuadrën e Xhenoas, ndërsa Roma pritet të vuajë lodhjen e mesjavës dhe atë ndeshje fantastike në “Stamford Bridge”, kur të vizitojë ekipin “granata” në Torino, ndërkaq Atalanta duhet të lërë mënjanë euforinë e Europa Ligës dhe të përqëndrohet në kampionat, ku në Bergamo “zikaltrit” do të matin forcat me Bolonjën e Donadonit, që falë tre fitoreve radhazi është në pozita vërtet shumë të mira.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...