Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Seria A kthehet në shtëpi! Milan, Inter e Juventus, çdo javë në shtëpinë tuaj nëpërmjet Digitalb/SuperSport

Kampionati italian, plotëson kurorën e elitës së futbollit në Digitalb.

Serie A, rikthehet në Digitalb. Kampionati më i dashur për shqiptarët, rikthehet në platformën e të gjithë shqiptarëve, që disponon të drejtat e transmetimit për Shqipëri dhe Kosovë, duke pasuruar buqetën e jashtëzakonshme të eventeve që gjeni në Digitalb/SuperSport, me skuadrat ikonë të futbollit të përtej Adriatikut.

Lexo edhe: 

Milan, Inter, Juventus, Roma, Napoli e Lazio, gjithë betejat e çdo jave do të mund t’i ndiqni duke nisur nga fundjava e ardhshme, në Digitalb, kur Serie A ngre siparin për sezonin e ri.

Derbi i Milanos, ai i Italisë me rivalitetin e jashtëzakonshëm mes Interit dhe Juventusit, derbi i Romës dhe të gjitha sfidat e mëdha plotësojnë panoramën e jashtëzakonshme të gjithë ajkës së futbollit botëror në Digitalb, përkrah sfidave të Premier League me Manchester City-n, United, Arsenali-n, Chelsea e Liverpool, La Liga-s spanjolle me Real Madrid e Barcelona-n, Bundesliga-s me Bayern-in e madh, Ligue 1 franceze me yjet e PSG në një epokë të re, apo dhe Eredivisie-s holandeze me Ajax-in, PSV e Feyenoord.

Ajka e Europës me kuptimin e plotë të fjalës vjen e gjitha në Digitalb, ashtu si dhe ndeshjet e kombëtareve, apo edhe trendi më i ri i yjeve, Saudi Pro League.

Një kurorë e jashtëzakonshme eventesh që natyrisht bëhet më e bukur me Seria A, të vetmin xhevahir që i mungonte një kurore të pakrahasueshme kampionatesh që i gjeni të gjitha bashkë vetëm në Digitalb/Supersport.

Edhe pse nuk është në shkëlqimin e jashtëzakonshëm të viteve 90 kur ishte pa diskutim kampionati më i fortë në Botë, Seria A mbetet kampionati me të cilin ne shqiptarët jemi lidhur më shumë.

Tifozë të Inter-it, Juventus-it e Milan-it tani do të keni çdo fundjavë një poltron në radhën e parë të San Siros, Olimpico-s apo Juventus Stadium të garantuar në shtëpinë e tyre, nëpërmjet Digitalb/SuperSport, platformën ku gjeni gjithmonë më të mirët, natyrisht të transmetuar me përkushtimin e profesionalizmin maksimal!

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...