Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Seria A/ Milan i brishtë, Inter cinik. Lazio i falet Immobiles

Milani është mposhtur 2-0 nga Sampdoria, duke pësuar humbjen e dytë në këto gjashtë javë kampionat. Kuqezinjtë po tregojnë se janë një ekip i brishtë dhe thyhen lehtë, ndaj ekipeve

Interi i Spallettit është rikthyer te fitorja, duke mposhtur me vështirësi Genoan, ku vendimtar ishte një gol i shënuar nga D’Ambrosio, 3 minuta nga fundi. Zikaltërit nuk shkëlqejnë, por po mbrohen mirë dhe shfrytëzojnë në maksimum mundësitë për shënim, ndaj ia kanë dalë të grumbullojnë 16 nga 18 pikët e mundshme.

Fitore arriti edhe Lazio, në transfertën ndaj Veronës, me rezultatin e pastër 0-3. Kryeqytetasit kanë emergjencë për shkak të dëmtimeve në repartin e mbrojtjes, por në sulm kanë Ciro Immobilen, që po ‘merr për dore’ ekipin, me golat dhe asistet e tij. Edhe sot sulmuesi italian shënoi dy golat e parë dhe asistoi të tretin.

Crotone e Arlind Ajetit ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme për mbijetesëm, 2-0 ndaj Beneventos së Ledian Memushajt. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare e nisën si titullarë sfidën, ndërsa Memushaj u zëvendësua në minutën e 59.

Rezultat mjaft pozitiv mori Chievo në fushën e Cagliarit, duke fituar 0-2, ndërsa Bologna mposhti 0-1 Sasuolon.

Në ndeshjen e fundit të javës së gjashtë, Atalanta ka arritur të marrë një barazim ‘in extremis’, por tërësisht të merituar, në ndeshjen ndaj Fiorentinës vendase. Golit të Chiesa në minutën e 12 iu përgjigj Freuler në minutën e fundit shtesë, duke fiksuar shifrat 1-1.

Pas gjashtë javëve të para të Serisë A, Napoli dhe Juventus kryesojnë me pikë të plota. Inter ndodhet në vendin e tretë me 16 pikë, e ndjekur nga Lazio me 13 dhe Roma e Milan me 12.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...