Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Seria A pret, Conte gati për një tjetër aventurë në Premier League

Seria A pret, Conte gati për një tjetër aventurë në Premier League
Seria A pret, Conte gati për një tjetër aventurë në Premier League

Ndërkohë që fundi i sezonit po afron, ofertat për Antonio Conten vijojnë të shtohen nga dita në ditë. Napoli, Milan dhe Juventus në Itali janë gati të kënaqin dëshirat e trajnerit italian, që së fundi po joshet nga një tjetër aventurë në Premier League.

Media britanike bën me dije se Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë joshëse Contes për ta rikthyer në “Stamford Bridge”, aty ku 54-vjeçari punoi në periudhën 2016-2018, duke fituar edhe një titull kampion.

Londinezët kanë vendosur të largojnë argjentinasin Pochettino në fund të sezonit, pasi nuk janë të bindur nga puna e tij dhe shohin Conten si të duhurin për të rikthyer skuadrën në nivele të larta.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, krahas ofertës joshëse me rreth 10 milionë euro në sezon, trajnerin italian e tërheq jo pak edhe projekti, pasi pronari i Chelsea-t, Todd Boehly është gati t’i ofrojë një çek të bardhë për merkaton, në mënyrë që të ndërtohet një skuadër konkurruese.

Tashmë topi është në këmbët e Contes, që do të duhet të llogaritë mes Italisë, ku ka familjen dhe rrethin shoqëror, apo Anglisë, një pjacë vërtetë e lartë e futbollit, ku mund të garojë për objektiva madhorë.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...