Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Seria B ul siparin/ Monza e Berlusconit përfundon në play off, ja skuadrat që ngjiten në A

Seria B italiane ka ulur siparin e sezonit 2021-2022, teksa Lecce dhe Cremonese janë ato që kanë siguruar ngjitjen direkt në elitën e futbollit Italian, falë fitoreve që kanë marrë në javën e fundit, përkatësisht 1-0 ndaj Pordenones dhe 1-2 ndaj Comos.

Leccëe e Kastriot Dermakut ka bërë një sezon mjaft të mirë dhe kishte në dorë fatin e saj, teksa ndaj Pordenones së vendit të fundit, i mjaftoi vetëm një gol për t’u shpallur kampione në Serinë B dhe siguruar rikthimin në elitën e futbollit Italian, ku mungon që prej 2020-ës.

Një dopietë e Di Carmines zhvlerësoi golin e shqiptarit Kabashi në sfidën Como-Cremonese, teksa këta të fundit siguruan gjithashtu ngjitjen direkt në Serinë A, duke përfituar maksimalisht nga humbja e Monzës së Berlusconit.

Këta të fundit kishin nevojë për një fitore ndaj Perugias, për të siguruar ngjitjen direkt, por u mposhtën 1-0 dhe tani do të duhet të luajnë në Play Off bashkë me Pisën, Brescian, Ascolin, Beneventon dhe vetë Perugian.

Plot 6 skuadra do të garojnë me njëra-tjetrën për një vend në elitën e futbollit Italian, me fazën Play Off që do të vijojë gjatë muajit maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...