Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Seriali “Mbappe” në sezonin e dytë, PSG kënaqet vetëm me shifrën e paimagjinueshme

Raporti mes Kylian Mbappe dhe drejtuesve të PSG duket totalisht i “thyer”. Këtë herë nuk ka më kthim pas dhe 23-vjeçari kërkon të largohet sa më shpejt nga parizienët teksa është i zhgënjyer nga klubi që mesa duket nuk i ka plotësuar dëshrat e tij për të cilat ranë dakord në momentin e rinovimit para disa muajve.

Mbappe nuk ndjehet si më i vlerësuari te PSG me Neymar dhe Messin vërdallë, ndaj i duhet të largohet për të treguar potencialin e plotë diku tjetër. Sigurisht, ëndrra vijon të mbetet Real Madrid, mirëpo klubi francez e ka bërë të qartë se në janar nuk do të lejojnë sulmuesin të transferohet në Spanjë. Opsion për janarin është vetëm Liverpool.

Megjithatë, edhe për The Reds nuk do të jetë e lehtë pasi PSG, pavarësisht marrëdhënieve të ndërlikuara me lojtarin nuk ka ndërmend ta humbasë Mbappe pa përfituar një shumë të majme. Sipas The Telegraph, kryeqytetasit pretendojnë nga 300 deri 350 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Një shifër e çmendur, por që tek PSG kanë të drejtën ta kërkojnë pasi deri në vitin 2025 kanë një kontratë me Mbappe. Kështu duket se sezoni i dytë i serialit “Mbappe” sapo ka rinisur, e seritë e saj bëhen gjithnjë e më shumë interesante pasi asnjëra prej palëve nuk kërkon të dalë e humbur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...