Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Serie A luftohet në shumë fronte përveç titullit!

Të shtunën u luajtën ndeshjet e fundit të fazës së parë në kampionatin italian, me skuadrat të cilat kanë dhënë sinjalet për objektivat e këtij sezoni. Sigurisht, për fitimin e Serisë A nuk ka nevojë për diskutime të tepërta, me Juventusin e rekordeve që e mbyll 2018 me 9 pikë avantazh nga Napoli i vendit të dytë. Askush nuk duket se mund të ndalë vrullin e bardhezinjve drejt titullit të tetë rradhazi, me ekipin e Allegrit që ëndërron gjithashtu edhe për Champions League.

Për sa i përket kualifikimit në kompeticionin madhor europian, janë të shumta klubet të cilat pretendojnë të jenë aty, por pjesa e dytë e sezonit do të ofrojë detaje më të qarta lidhur me këtë çështje. Napoli ka arritur të krijojë një avantazh të qartë ndaj ndjekësve, ku aktualisht vetëm Interi i mbetet pas me 5 pikë më pak. Ndërkohë Lazio, Milan, Roma, Sampdoria dhe Atalanta i ndajnë vetëm 6 pikë nga njëra tjetra, në luftën për vendin e katërt.

Nga kjo “luftë” do të vendoset dhe cilat do të jenë skuadrat që do të shkojnë në Europa League, pa harruar këtu Kupën e Italisë, me fituesen e saj e cila do të kualifikohet direkt për në këtë kompeticionin e dytë të Europës.Nuk janë të pakta dhe ekipet që rrezikojnë të bien në Serinë B. Udinese, Spal, Empoli, Bologna, Frosinone dhe Chievo janë ato të cilat rrezikojnë më shumë, por gjithsesi në futboll nuk i dihet kurrë. Mjafton të kujtohet rasti i Crotones 2 sezone më parë, klub i cili arriti të sigurojë qëndrimin në Serinë A, vetëm në javët e fundit.

Pavarsisht se çështja e kampionit është praktikisht e mbyllur, kampionati italian po tregon një rritje niveli krahasuar me edicionet e kaluara, ku si gjithmonë, emocionet nuk kanë fund.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...