Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sërish akuza për arbitrat, ndihmuan Juven për të përmbysur Bolognan

Juventusi fitoi 3-1 me Bolongan, duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit të shtatë radhazi në Serinë A, por ky sukses u shoqërua me polemika të shumta për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit kryesor, që ndkuan drejtpërdrejt në përmbysjen e rezultatit nga 0-1 në 3-1.

Kështu moviola ka vlerësuar se gjyqtari Irrati, në bashkëpunim me VAR-in kanë gabuar në dy momente në favor të bardhezinjve, çka lehtësoi edhe përmbysjen e rezultatit.

Rasti i parë ishte ai i minutës së 26′, kur Crisetig rrëmben një top dhe niset i vetëm drejt portës së Buffon, por Rugani shkakton faull me duar nga mbrapa. Pas nëj pauze të gjatë, Irrati akordon 11-metërsh dhe ndëshkon me karton të verdhë mbrojtësin e Juventusit, një vendim që nuk respekton aspak rregulloren. Futbollisti i Bolognës ishte nisur i vetëm përballë Buffon dhe Rugani si lojtar i fundit duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Një tjetër rast mjaft polemik, ku as Irrati dhe as VAR nuk arritën të marrin vendimin e duhur, ishte ai i momentit kur Khedira shënoi golin e avantazhit për bardhezinjtë. Mesfushori gjerman shtyn dukshëm futbollistin e Bolognës që kishte para vetes, duke mos i dhënë mundësi të kërcejë dhe të largojë topin, që më pas vetë Khedira e dërgoi në rrjetë. Protesta e emilianëve nuk vlejti as në këtë rast, që Irrati dhe VAR të rishikonin aksionin dhe të anulonin golin.

Kështu pas një fitoreje tejet të kontestuar të shtunën e kaluar në “San Siro”, ku Orsato la Interin me 10 futbollistë që në minutën e 18′, ndërsa fali në dy raste të tjera Pjaniçin e Juventusit, edhe këtë të shtunë arbitrimi vendoset dukshëm në favor të bardhezinjve, duke u dhënë atyre një dorë drejt fitimit të titullit të 7 radhazi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...