Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sërish merkato në La Liga, Newcastle arrin marrëveshjen me një brazilian

Newcastle është pranë goditjes së tretë në merkaton e janarit. “Qymyrxhinjtë” siguruan shërbimet e Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe sulmuesit Chris Wood nga Burnley.

Drejtuesit e klubit të Premier League po tentojnë afrimin e një tjetër mbrojtësi nga kampionati spanjoll. Ai është Diego Carlos, qendërmbrojtësi brazilian i Sevillas.

Newcastle ka arritur në parim marrëveshjen me agjentin e 28-vjeçarit sipas Telegraph, dhe tani po synohet gjetja e akordi financiar me klubin andaluzian.

Diego Carlos është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Julen Lopeteguit, aty ku aktivizohet prej korrikut të vitit 2019.

Raportimet që vijnë nga Anglia theksojnë se diferenca mes ofertës së Newcastle (28 milionë paund) dhe kërkesës së Sevillas është e vogël dhe marrëveshja finale është çështje kohe.

Skuadra e Eddie Howe renditet për momentin në vend të parafundit me 12 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje, teksa po lufton fort për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...