Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sërish probleme për Gjimshitin, mbrojtësi mbyll para kohe ndeshjen

Atalanta pësoi një disfatë me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Salernitanës teksa bergamaskët morën një goditje të rëndë në ambiciet e tyre për vendin e katërt në kampionat, që i garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por, për trajnerin Gian Piero Gasperini nuk ishte vetëm disfata një lajm negativ pasi në minutën e 70-të të ndeshjes, Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim dhe u detyrua të linte para kohe fushën e blertë. Mbrojtësi i kombëtares pati një problem në këmbën e djathtë dhe tashmë mbetet për t’u pritur përgjigja e analizave për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo jo.

Lexo edhe:

Ky aktuali ka qenë një sezon i pafat për Gjimshitin pasi kujtojmë se mbrojtësi ishte rikthyer i gatshëm vetëm para disa ndeshjeve pasi vuante një tjetër dëmtim. Kujtojmë se në muajin qershor, Shqipëria luan dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 dhe Gjimshiti është një element thelbësor për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...