Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Serish Rony Lopes-Jovetic, Monaco blindon vendin e 2-të

Fitore me përmbysje për Monacon që fluturon me dyshen Rony Lopes-Jovetic. Skuadra e Leonardo Jardim mposhti 2-1 Lille me golat e talentit portugez dhe sulmuesit malaezez duke blinduar vendin e dytë në Ligue 1 që të siguron një vend në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Ashtu si në fitoret  ndaj Bordeaux dhe Strasbourg, edhe këtë herë vendosi dyshja Rony Lopes-Jovetic. Mothiba në të 16-ën u dha avantazhin miqëve nga Lille por vendasit reaguan dhe në minutën e 44-t barazuan rezultatin me Rony Lopes. Në minutën e 61-të Jovetic shfrytëzoi asistin e Joao Moutinhos dhe një parabol të bukur kaloi në epërsi Monacon që e ruajti avantazhin deri në fund duke marrë një fitore me shumë vlera dhe duke u ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 7 më shumë se Marseille e vendit të tretë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...